TEST: Shoqërues i vërtetë i një femre – Cila ÇANTË ju pëlqen më së shumti?

Çdo grua ka stilin e saj të veçantë – sidomos kur është fjala për modën. Kjo është ajo që i bën ato vërtetë të mrekullueshëm dhe të gëzuar në të njëjtën kohë!

Fun

29/04/2018 09:04

 

Çanta, pjesë e modës e cila e mahnitë çdo drua, mund ta paraqesë llojin e personalitetit të gruas.

Më poshtë janë përshkrimet që do të tregojnë se cilin lloj të personalitetit keni në bazë të përzgjedhjes së çantës së dëshiruar.

Çanta nr. 1

Ju jeni lloj përgjegjës i personit dhe rrallë kënd e dëshproni. Shefat mbështeten në ju sepse jeni e mirëorganizuar dhe menaxhimi juaj me kohën është në rregull!

Njerëzit kanë vetëm lavdërata për ju dhe ju jeni një mik te i cili mund të mbështeten të gjithë

Çanta nr. 2

Ju jeni person i fortë dhe i pavarur. Jeni grua gjithmonë në lëvizje dhe nuk ju intereson kërkimi i partnerit në punë dhe jetë. Mbijetoni vetë në kohëra të vështira.

Meshkujt ju duan, por nuk brengoseni shumë për këtë. Martesë? Nuk nxitoni.

Çanta nr. 3

Ju jeni një udhëheqës i vërtetë. Njerëzit ju shohin si person me karakter shumë kërcënues. Por kjo është vetëm jashtë! Në brendësi, ju jeni një lider i balancuar, personalitet i fortë.

Bëni përpjekje të mëdha për të arritur pozitë udhëheqëse dhe gjithmonë jeni të suksesshëm në fushën tuaj të punës. Nuk brengoseni për njerëzit që nuk ju pëlqejnë për aq kohë sa nuk ju pengojnë në detyrën tuaj.

Çanta nr. 4

Jeni shumë elegante, e bukur dhe plot stil. Ju jeni person e cila lëvizë trendet më të reja të modës. Ju vesheni – jo që ta impresiononi dikë, por që të shprehni veten.

Duhet të hapni blogun tuaj të modës!

Çanta nr. 5

E thjeshtë por shoqërore. Jeni lloj i gruas e cila më të rëndësishme e konsideron rehatinë. Veshja juaj, frizura, grimi – gjithçka është e butë, e qetë dhe e rehatshme! Njerëzit e pëlqejnë shumë thjeshtësinë tuaj, por kurrë nuk mund të janë si ju.

Keni shumë të njohur dhe shoqërimi juaj është i pamposhtur. Por më me dëshirë do të bisedonit në balkon të shtëpisë suaj, se sa në restorant prestigjoz.

Çanta nr. 6

Më e bukura nga të gjitha. Gratë e lartëpërmendura nuk janë të afta të garojnë me feminilitetin tuaj. Gjithmonë dukeni e mrekullueshme në fustanin shumë modern apo me këmishën më të thjeshtë dhe pantallona të shkurtra! Jeni shumë shoqëruese dhe kënaqeni në shoping gjatë kohës suaj të lirë.

Njerëzit tjerë shpesh ju kanë zili dhe ndonjëherë jeni subjekt i thashethemeve, por gjithmonë e dini se jeni një grua që e lartëson dinjitetin e saj./femra.net/