Tespishte (Receta)

Njihuni me përbërësit dhe mënyren e përgatitjes.

Lifestyle

13/04/2016 05:00

Përbërësit:

Gjysmë kilogrami gjalpë
Gjysmë litër qumësht
Gjysmë luge të çajit sodë buke dhe 2-3 pika lëng limoni
3 vezë
700-750gr miell
1 kilogram sheqer
Gjysmë litër ujë
Gjysmë limoni
1 sheqer vanilje

Përgatitja:

Në tenxhere vlohen qumështi dhe gjalpi. Largohet ena nga zjarri. Kësaj mase i hidhet sodë dhe aq miell sa të gatuhet një brum i butë. Ena vihet në zjarr të ulët, përzihet vazhdimisht derisa brumi të ndahet nga ena dhe nga luga.

Pasi të ftohet pak brumi hidhen vezët një nga një duke e përzier brumin vazhdimisht gjersa të kompaktësohet. Në tepsi të lyer me yndyrë sheshohet brumi, pritet në formë delimash dhe futet në furrë me temperaturë 170 gradë celsius për t’u pjekur derisa të skuqet njësoj në të gjitha anët.

Vlohet uji me sheqer dhe gjysma e limonit i prerë në flegra, gjersa të vlojë. Ulet temperatura për të vazhduar vlimi i shërbetit edhe 5-6 minuta. Hidhet sheqer vanilja dhe një filxhan ujë i ftohtë dhe përvlohet tespishtja e nxehtë. Pasi të ftohet mirë, shërbehet.