Tesla sjell modelin S 70D

Tesla tani ka bërë makinën e radhës, luksoze, e shpejt dhe shume elegante.

Auto & Tek

09/04/2015 10:17

Nëse mendoni që Tesla nuk është e shpejt ju gaboheni sepse tani makina nga 0 deri në 60 mph arrin vetëm për 5.0 sekonda.

Përvoja e makinës është që ju do të keni një makinë e cila është e qetë e shpejt dhe komplet elektrike. Motorët janë vënë në boshtet përpara dhe mbrapa kështu që makina lëvizë me të gjitha rrotat.

Tesla S70D kontrollohet në kabinë sa i përket shpejtësisë dhe efektivitetit drejtues, pra lëvizja mund të jetë standarde dhe sportive.

Version bazë i Modelit S Tesla tani ka më shumë fuqi, modeli S do të jetë në gjendje të udhëtojnë 240 kilometra i cila prodhon 514 kuaj fuqi për të gjitha katër rrotat prej dy motorëve elektrik, misioni i Tesla është për të sjellë makina më bindëse të mundshme në treg.

Çmimi fillestar për një Tesla S70D është 76.170 dollar.