Tesla prezanton Model 3, gati për prodhim masiv (Foto)

Elon Musk publikoi pamjet e para te makinës elektrike te Tesla-s, Model 3 pas daljes se saj nga linja e prodhimit. bashkëthemeluesi i kompanisë, njëkohësisht shef ekzekutiv i saj, e nxori në “Twitter” foton e automjetit luksoz që pritet prej muajsh me interes te madh.

Auto & Tek

11/07/2017 00:23

Për një firme si kjo, aktiviteti i së cilës është fokusuar më së shumti tek makinat luksoze më vlerë 90.000 dollarë e lart, Model 3 është e para me destinacion tregun e gjerë.

30 pronaret fillestarë do të ulen në sediljen e shoferit në 28 korrik, e paskësaj, makina 5 vendeshe do te jete e disponueshme për të gjithë me një çmim baze prej $35,000 dollarë, gati gjysma e modelit më të lirë të Tesla-s.

Momentalisht, prodhimi do të jetë i kufizuar megjithatë duke nisur nga dhjetori, kompania do të nxjerrë 20.000 makina të këtij lloji çdo muaj. Çmimi e bën këtë Model 3 mjaft joshës për konsumatorët, por jo vetëm ai.

Makina ka një dizajn te shkëlqyer, e sipas Musk, shpejtësinë e 100 km në orë nga zeroja ajo e arrin në më pak se 6 sekonda. Miliarderi sqaroi gjithashtu se një flotë e re kamionësh të shërbimit të lëvizshëm do të ndihmojë konsumatorët që janë larg qendrave te specializuara teksa kompania planifikon t’i dyfishojë pikat e karikimit nëpër botë duke i çuar ne 10.000 deri nga fundi i këtij viti e akoma me shume në 2018-tën. /Lajmi.net/