Tesla, Model 3 do prodhohet para parashikimit

Tesla sapo ka bërë të lumtur ata që kanë rezervuar për të blerë Model 3, dhe janë rreth 400 mijë të tillë, duke konfimruar edhe datën e zyrtare të prodhimit të mjetit të shumëpritur.

Auto & Tek

03/07/2017 14:47

Elon Musk, kreu i Tesla tha se “ka kaluar të gjitha kërkesat rregullatore” dhe tashmë pritet që modeli i parë i Model 3 të premten.

Kjo do të thotë se prodhimi i saj do të nisë dy javë më herët se sa ishte parashikuar, teksa më herët Tesla tha se do të përditësojë planet e prodhimit pasi kishte marrë më shumë rezervime sa priste.

“Model 3 i kaloi të gjitha kërkesat rregullatore për produktin dy javë para programimit. Mezi presim të dalë numri i parë të premten. /Lajmi.net/