Tesla me makinë garash që shpejtësinë nga zero në 100 kilometra në orë e arrin për dy sekonda (Foto)

Pas lansimit të Faraday FF 91, që është e shpejtë dhe e destinuar për gara, Tesla ka bërë të ditur se po punon një makinë tjetër edhe më të shpejtë.

Auto & Tek

22/01/2017 19:53

Me anë të Ludicrous+ Mode që është vendosur në Model 3, kjo makinë arrin që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 2.46 sekonda, transmeton Telegrafi.

Po që se prodhohet dhe ia del të përballojë pritjet, atëherë kjo do të ndryshonte botën e automobilizmit që lëvizë me energji elektrike.

Në të njëjtën kohë, Tesla do të ngrihet në një nivel të paprekshëm në sferën e veturave EV, duke mos pasur konkurrencë për një kohë të gjatë.

Mediet kanë ngritur spekulime se kjo është e pamundur, por zyrtarët e kompanisë kanë thënë se e kanë një model të tillë për të cilin nuk duan të japin detaje.