Tesla do të prezantojë një veturë të re më 9 tetor

Tesla ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të saj se është bërë gati për të prezantuar modelin e ri të veturës.

Auto & Tek

02/10/2014 20:49

Shfaqja e veturave në Paris do të mbahet këtë muaj dhe ne tashmë i kemi parë kompanitë si Volkswagen dhe Lamborghini duke prezantuar automjete të reja për tu përgatitur për të.

Pas një jave, kompania Tesla e Elon Musk do të prezantojë modelin e ri të quajtur “Modeli D”, që do t’i bashkohet opsioneve të modeleve të fundit S dhe X, transmeton Lajmi.net.

Kjo veturë do të jetë një përmirësim i veturave ekzistuese të Tesla, dhe do të jetë edhe më e avancuar në sistemin kompjuterik.

Përveç njoftimit për këtë veturë që do të prezantohet, Tesla ka shkruar se do të prezantojë edhe “diçka tjetër”. Siç duket kompania do ta prezantojë edhe një bicikletë elektrike që do t’i bashkohet veturave elektrike.

Një gjë është e sigurt: vetura nuk do të jetë me hidrogjen.