Terry nuk kthehet në Kombëtaren angleze

John Terry e ka hedhur poshtë mundësinë që të kthehet në Kombëtaren angleze, për ta ndihmuar në Botërorin 2014, që do të mbahet në Brazil. Qendërmbrojtësi i Chelseat u pensionua nga përfaqësuesja në vitin 2012, pas mosmarrëveshjeve me Federatën Angleze, pas dënimit që e kishte marrë për racizëm, por ai po impresionon këtë sezon, së…

Sport

09/03/2014 07:05

John Terry e ka hedhur poshtë mundësinë që të kthehet në Kombëtaren angleze, për ta ndihmuar në Botërorin 2014, që do të mbahet në Brazil.

Qendërmbrojtësi i Chelseat u pensionua nga përfaqësuesja në vitin 2012, pas mosmarrëveshjeve me Federatën Angleze, pas dënimit që e kishte marrë për racizëm, por ai po impresionon këtë sezon, së bashku me bashkëlojtarin Gary Cahill.

Kjo ka bërë që shumëkush të mendojë se kjo dyshe mund ta ishte mjaft stabile në mbrojtjen e Anglisë në ‘Brazil 2014’, por njëjtë nuk po mendon edhe Terry.

“Ditët e mia kanë shkuar dhe tash i takon Cahill dhe lojtarëve tjerë që të luajnë për vendin tonë”, deklaroi mbrojtësi anglez për Sky Sports pas fitores 4:0 ndaj Tottenhamit, të dielën pasdite.

“Ai po bëhet çdo ditë e më i mirë, është fantastik në ajër dhe e lexon lojën mjaft mirë. Ai është i shpejtë dhe është njeriu që mund ta qojë përpara Anglinë dhe ka qenë i shkëlqyeshëm për Chelsean”, vazhdoi Terry, duke iu referuar shokut të repartit, Cahill.

“Ne kemi ndërtuar një marrëdhënie të jashtëzakonshme, që kur ka ardhur nga Boltoni. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ne kemi dëshirë të luajmë së bashku dhe ai e ka bërë debutimin me Anglinë së bashku me mua”, përfundoi Terry, i cili është i fokusuar te Chelsea, me të cilën synon ta fitojë titullin e kampionit në Angli.