Terry në ‘Gjithçka 1 euro’

Ylli anglez John Terry përfiton 170 mijë funte në javë por kjo nuk e parandalon kapitenin e Chelseas që të blejë artikuj në dyqane të lira. 33-vjeçari, i cili ka bërë 78 paraqitje për Anglinë, bleu disa artikuj të thjeshtë në dyqanin Poundworld që njihet për çmime jashtëzakonisht të lira, apo siç i kemi ne…

Sport

12/12/2013 11:12

Ylli anglez John Terry përfiton 170 mijë funte në javë por kjo nuk e parandalon kapitenin e Chelseas që të blejë artikuj në dyqane të lira.

33-vjeçari, i cili ka bërë 78 paraqitje për Anglinë, bleu disa artikuj të thjeshtë në dyqanin Poundworld që njihet për çmime jashtëzakonisht të lira, apo siç i kemi ne në vendin tonë: ‘Gjithçka 1 euro’.

Terry së fundmi e shiti shtëpinë e tij në Oxshott, Surrey, për gati 6 milionë funte dhe ndërtoi një të re me vlerë prej 10 milionë funtesh që ndër të tjera përmban edhe një liqe për peshkim.

Megjithatë, ai nuk e ka problem të blejë në dyqane të lira. Aty ai u takua me një tifoz të Chelseas i cili ishte i befasuar që takoi idhullin e tij dhe bëri një fotografi me mbrojtësin duke e publikuar në rrjetin social Twitter: “Ishte e çuditshme ta takojmë aty. Ai kishte blerë shumë gjëra”, deklaroi 17-vjeçari.