Terry kundërshton Mourinhon

Kapiteni i Chelseas, John Terry ka thënë se Diego Costa është në një formë të madhe dhe nuk është i lënduar, duke përgënjeshtuar fjalët e Mourinhos, i cili ka thënë një gjë krejtësisht të kundërt.

Sport

07/10/2014 23:38

John Terry ka kundërshtuar Jose Mourinhon, i cili ka thënë se Diego Costa nuk është në formën e tij më të mirë pasi i duhet ende pushim për të arritur një gjë të tillë.

Mourinho ka thënë se Diego Costa është duke stërvitur ndryshe nga lojtarët tjerë, për shkak se është i lënduar. Tekniku portugez ka kërkuar nga Del Bosque që mos ta ftojë Costan për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2016.

“Unë nuk e di se nga kanë ardhur këto fjalë. Ai nuk është duke e treguar një gjë të tillë në stërvitje”.

“Ai shihet i mprehtë, i urritur dhe agresiv. Costa është në gjendje të mirë dhe kjo është gjëja kryesore”.

“Ai ka qenë një makth për mbrojtësit kundërshtar”, përfundoi kapiteni i Chelseas.