Terry i pazëvendësueshëm te Chelsea sipas Fabregasit

Cesc Fabregas ka deklaruar se John Terry është një lojtar i pazëvendësueshëm të Chelsea.

Sport

21/04/2017 18:30

Kapiteni legjendar që ka luajtur mbi 700 ndeshje në fanellën e Chelsea, ka konfirmuar largimin në fund të sezonit, dhe Fabregas ka kërkuar që Terryt t’i jepet një lamtumirë me titull të kampionit.

“Lajmi ka ardhur diçka surprizë për ne. Ka pasur shumë lajme se ky do të jetë sezoni i fundit i tij te Chelsea, por ne nuk ishim të sigurt për këtë”, ka deklaruar Fabregas, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se është një vendim personal mes tij dhe klubit. E keqja aty është se unë nuk shoh një lojtar që mund të zëvendësojë rolin e tij të Chelsea. Për mua ai është i pazëvendësueshëm”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy