Terrorizohen prindërit: Polici privat na nxorri armën në sy të fëmijëve

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin e parë zyrtar në lidhje me konfliktin që ndodhi mes disa prindërve në ambientet e urgjencës në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Lajme

24/01/2018 15:01

Sipas njoftimit, rreth orës 13.20 tre prindër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkak të radhës që prisnin të tre për të vizituar fëmijët e tyre.

Brenda ambienteve të spitalit, njëri prej tyre, punonjës i një policie private, ka treguar armën që mbante me vete. Të paktën këtë pretendim japin në polici dy prindërit e tjerë të përfshirë në konflikt.

Polici privat është me inicialet A.C, ndërsa bashkë me të për sqarimin e situatës në polici janë shoqëruar edhe dy prindërit e tjerë, me inicialet A.Sh dhe D.F.