Terroristi i sulmeve në Nice përdorte dhunë ndaj gruas, drogë dhe alkool

Terroristi i sulmit të mbrëmshëm që ndodhi në Nice të Francës. Mohamed Lahouaiej Bouhlel nuk ishte një xhihadist i cili ndiqte të gjitha rregullat e Islamit.

Bota

15/07/2016 17:32

Kështu tha kushëriri i tij gjatë ditës së sotme në Mailonline, transmeton lajmi.net.

31-vjeçari i cili kreu sulmin e mbrëmshëm duke vrarë 84 njerëz të pafajshëm, thuhet se pinte alkool, hante mish derri dhe merrte narkotikë.

Ai asnjëherë nuk ka bërë namaz apo të ketë shkuar në xhami. Po ashtu thuhet se ai përdorte dhunë fizike ndaj gruas së tij me të cilën kishte tre fëmijë.

Mohammed ishte në proces të divorcit./Lajmi.net