Terroristi i ISIS ekzekutoi nënën e tij: Hoqi dorë nga feja

Një tjetër krim shokues nga i ashtuquajturi ‘kalifati islamik’. Një grua u ekzekutua në qytetin sirian Tabqa.

Bota

08/01/2016 11:40

Aktivistët anti-ISIS në Siri thonë se Leena al-Qasem, 45 vjeç, u dënua me vdekje nga Shteti Islamik pasi kishte hequr dorë nga feja islame.

Ekzekutimi u krye të hënën në qendër të qytetit.

Pasi u lexua vendimi i gjyqtarëve të ISIS, Ali Saker, 20 vjeç, vrau nënën e tij, duke e qëlluar me plumb në kokë.

Terroristi dhe nëna e tij janë nga qyteti Tabqa, pranë kryeqendrës së ISIS, Raqqa.