Terror në Bruksel, xhihadistët gëzohen në web: “E mrekullueshme”

Terroristët gjunjëzuan sot kryeqytetin e Europës, me një sërë sulmesh me bomba. Katër shpërthime u dëgjuan brenda pak orëve në aeroportin “Zaventem” dhe në metrotë kryesore të Brukselit, shumë pranë institucioneve të Bashkimit Europian.

Bota

22/03/2016 10:34

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar thirrje në arabisht, të shtëna me armë para se të ndodhin dy shpërthimet në aeroport.

Ndërkohë xhihadistët nuk kanë nguruar të shprehin gëzim për sulmet në Bruksel, duke krijuar edhe një hashtag në arabisht “GazwatBruxelles”, që do të thotë “Bastisja e Brukselit.”

“Sulm në Bruksel: E mrekullueshme” – shkruan në “Twitter”, Karim Abdul Salam.
Një tjetër hashtag që po përhapet në rrjetet sociale është: “Digjet Brukseli”. /BalkanWeb