Tërnava: T’i lëmë anash inatet tona, që ta rregullojmë jetën

Besimtarët e fesë islame sot kremtojnë Festën e Kurban Bajramit, i njohur si Bajrami i Vogël. Namazi i Kurban Bajramit në Kosovë është falur në orën 06:25.

Lajme

21/08/2018 08:27

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban – Bajramit, në Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava pas faljes së namazit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Më lejoni që në emër të kryesisë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të të gjitha institucioneve të saj, fetare dhe arsimore dhe në emrin tim personal të uroj festën e Kurban Bajramit, të gjithëve vëllezërve dhe motrave tona, si në Kosovë, brenda trojeve tona etnike shqiptare, por edhe në mërgatën e largët, duke ju drejtuar Allahut me një lutje, që bëjë këtë festë gëzim për të gjithë ne, është apel rreth festës që të lëmë anash inatet dhe mospajtimet e të bëhemi bashkë, jo vetëm për të festuar por edhe për ta rregulluar jetën tonë”, tha Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ditën e parë, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kurban Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon dhe fundin e ritit të haxhillëkut i konsideruar si proces bindjeje, paqeje dhe sakrifice. /Lajmi.net/