Tërnava kërkon fonde për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Tre vjet pas vënies së gur-themelit, me në fund pritet të fillojnë punimet për ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Lajme

09/06/2015 16:28

ORAinfo mëson se projekti për nderimin e kësaj xhamie është në fazën finale dhe shumë shpejt pritet fillimi i punimeve.

Pikërisht për këtë punë, myftiu i Kosovës Naim Tërnava, është duke vizituar disa shtete islame për të siguruar mjetet e nevojshme për nderimin e kësaj xhamie, e që pritet të kushtojë miliona euro.

Xhamia pritet të ndërtohet në Lagjen Dardania, hapësira e ndarë nga komuna e Prishtinës.

Ndryshe, tre vjet me parë ndërtimi i Xhamisë qendrore në Prishtinë kishte bërë bujë të madhe në vend.

Madje për ndarjen e lokacionit ku do të nderohej ajo, ishin organizuar edhe protesta.

Tash tre vjet me pas, pa asnjë pengesë, toka e ndarë për ndërtimin e kësaj xhamie vazhdon të shërbej për parkimin e veturave.