Tërnava flet për skandalin seksual në medresenë ‘Alaudin’

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka folur për skandalin seksual në medresenë “Alaudin” në Prishtinë.

Lajme

18/10/2018 23:06

I pari i BIK-ut, Naim Tërnava, është i bindur se skandali seksual në medresenë ‘Alaudin’ për të cilin së fundi foli teologu Emin Bajrami, është gënjeshtër.

Ai thotë se është i bindur në punën e ‘pastër’ të punëtorëve të medresesë.

“Tash e 10 vjet kanë shkruar mediat për këtë problematikë’, tha Tërnava në T7.

“Unë inkurajojë prokurorinë dhe politiken, por kam bindjen e thellë se aty çdo gjë është e pastër’, theksoi ai.