Termokosi do të shtrihet edhe në lagjet ku nuk operon aktualisht

Ndërmarrja Publike Termokos, aktualisht është në funksion dhe po përmbush kërkesat e qytetarëve të cilët marrin shërbime nga kjo ndërmarrje, thonë zyrtarët e saj.

Lajme

10/01/2017 12:01

Naser Canolli, kryeshef ekzekutiv i NP Termokosit deklaroi se viti 2016 është më i suksesshmi që nga ekzistimi, ku ka një ekip të jashtëzakonshëm.

Ai tha se në vitin 2016 është bërë edhe rehabilitimi i rrjetit projekt ky i financuar nga banka gjermane për zhvillim dhe rehabilitim, është bërë vendosja e 10 kilometrave të gypit dhe jemi të kënaqur me vendosjen e tyre, ky projekt do të vazhdojë edhe këtë vit.

Vlen të theksohet se jemi të kënaqur edhe me të hyrat dhe stabilitetin financiar, kemi arritur që të ngrisim të hyrat deri në 35 përqind dhe kjo e ndihmon Termokosin në stabilitet financiar.

Ai tha se është bërë një zbritje e tarifave për pjesën banesore apo amvsërisë, biznese.”Pagesa e qytetarëve është në rritje, para se të shkoja unë aty ka qenë 53 për qind, ndërkaq është rritur për 83 për qind”, tha ai për RTK.

Canolli tha se zgjerimi do të jetë edhe këtë vit me ndihmën e KE-së me 8.3 milionë euro, është pjesa qendrore e prishtinës, një pjesë e Ulpianës që nuk janë të kyqura në sistem, pastaj do zgjerohet në rrugën B, disa ndërtesa, lagja kalabria disa ndërtesa sepse nuk ka kapacitet për të gjitha.