Tërmkolli: Isa Mustafa kryetar jofunksional i LDK-së, kjo i konvenon Hashim Thaçit

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se e gjithë përçarja që ndodh në LDK i shkon në shërbim presidentit Hashim Thaçi.

Lajme

12/09/2018 19:07

Tërmkolli në Info Magazine tha se e gjithë kjo po ndodh për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka një kryetar funksional, njofton Klan Kosova.

”Përplasjet mes Hazirit dhe Osmanit më shumë se betejë për pushtet do e kisha quajtur një lloj shërbimi ndaj Presidentit Thaçi”.

”Esenca është se krejt kjo çka po ndodhë është që të defaktorizohet LDK-ja”.

”Problemi qëndron në një diçka që po i shkon shumë përshtati Hashim Thaçit e gjithë ‘kompanisë’ – pikërisht mungesa e një kryetari funksional i Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

”LDK e ka kryetarin, por jofunksional”.

”Përçarja e Lidhjes Demokratike po i shkon shumë përshati kundërshtarëve politikë. Secili në paraqitjet e veta sikur duan të tregojnë se ja kush jam unë”.

”Kosovës absolutisht më shumë se kurrë pas periudhës së pasluftës i duhet një Lidhje Demokratike e fortë”.

”LDK-së i duhet një kryetar i funksional”.