Tërmkolli: Arrestimi i Haradinajt është politik, këtë edhe Franca e di

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli në seancën që po mbahet në këto momente për të diskutuar rreth arrestimit të Haradianjt në Francë tha se sot po flitet për një çështje shumë të rëndësishme sepse siç thotë ajo, arrestimi i Haradinajt nuk është goditje ndaj personalitetit por ndaj shtetit, dhe kjo sipas Tërmkollit  është lojë e rrezikshme ndaj Kosovës.

Lajme

10/01/2017 12:32

“Të gjithë e dijme edhe Kosova edhe Serbia,Franca e  BE  se ky rast është kryekëput politik dhe s’ka të bëjë me drejtësi. Duke qenë e tillë s’dua kurrë të besoj që Franca të bëhet bashkëpunëtore e Serbisë ndaj Kosovës. Edhe Franca e dI se kjo është çështje politike”, tha Tërmkolli në fjalimin e saj, përcjell lajmi.net.

“Ne mund të kontestohemi mes vete por nuk mund kurrë të kontestojmë për Ramush Haradinajn, lufta dhe kontributi i tij prej heroi, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si kryetar partie dhe si kryeministër dhe së fundmi si qytetar i Kosovës”, tha tutje ajo.

E keqja që po na ndodh vazhdimisht, sipas deputetët së LDK-së,  është se Serbia po bën çfarë po do me Kosovën dhe në Kosovë madje sikur po na imponon edhe agjendën e Kuvendit pasi po merremi çdo ditë me seanca pas çdo veprimi të Serbisë. Këtë praktik ajo kërkoi që ta ndryshojnë.

“Neve na duhet vetëm një seancë dhe zgjidhja e një problem pra bisedimet me Serbinë “. ka përfunduar ajo./Lajmi.net/