Tërmeti në Indonezi, bilanci i viktimave shkon në 436

Autoritetet indoneziane njoftuan se deri tani janë konfirmuar 436 viktima nga tërmeti që tronditit Ishullin e Lombok-ut në fillim të këtij muaji.

Bota

14/08/2018 07:48

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Indonezisë bëri me dije se shumica e viktimave ishin bllokuar në ndërtesat e shkatërruara.

Mbi 370 mijë vetë janë zhvendosur nga tërmeti me magnitudë 7, që goditi Indonezinë më 5 gusht.

Autoritetet shëndetësore thanë se po krijohet një spital i përkohshëm për të trajtuar mbi 1300 të plagosur.