Tërmeti çan në dysh ndërtesën e Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri

Tërmeti i sotëm në Shqipëri ka sjellë pasoja materiale në disa ndërtesa.

Lajme

04/07/2018 13:08

Ai ka shkaktuar dëmtime në disa prej ndërtesat historike të Tiranës, të shpallura monument kulture.

Një prej tyre është edhe objekti i Ministrisë së Bujqësisë. Sikundër duket nga kjo foto objekti që i takon arkitekturës italiane është ndarë në dy pjesë, ku dallohet një çarje e fuqishme në pjesën ballore të murit.

Ndërkohë çarje raportohet të ketë pasur edhe në sallat e komisioneve parlamentare, ku deputetët kanë braktisur mbledhjet.