Tërmeti 5.1 shkallësh shkund Los Angeles’in

Tërmeti që ka goditur të premten në mbrëmje Los Angeles, ishte 5.1 shkallë të Rihterit. Fatmirësisht ky tërmet nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Bota

29/03/2014 10:12

Tërmeti me magnitudë 5.1 Rihter ka goditur Los Angeles-in qendror. Fatmirësisht ky tërmet nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në këtë rajon.

Shërbimi gjeologjik i SHBA-ve ka thënë se tërmeti kishte epiqendrën afër Brea-s në Qarkun Orange- rreth 20 milje në juglindje të qendrës së Los Angeles- me një thellësi nga toka rreth 5 milje.

Sipas këtij shërbimi, tërmeti ka goditur të premten në orën 21: 09.

Tërmeti është dëgjuar edhe në jug të San Diegos dhe nga veriu ka arritur që të ndjehet deri në Qarkun Ventura.

Krejt çka ky tërmet ka shkaktuar ka qenë disa xhama të thyer dhe disa dëme të tjera të vogla.