Tërmete në Ballkan

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën e Ballkanit Perëndimor, për të pasuar edhe me dy tërmete tjera të magnitudës më të ulët.

Lajme

07/02/2015 08:28

Edhe dy tërmete të tjera, 15 minua pas tërmetit të fuqishëm kanë goditur Shqipërinë, njëri me magnitudë 2.2 shkalle e tjetri me magnitude 3.2 shkallë.

Saktësisht në orën 02:56 është ndie një tërmet i fuqishëm në Ballkanin Perëndimor, me epiqendër në Shqipëri.

Ky tërmet është ndjerë në të gjitha qytetet e Kosovës, përfshirë Prishtinën dhe sidomos pjesët jugore të vendit tonë.

Po ashtu, tërmeti është ndier në gjithë Shqipërinë, me epiqendër 64 kilometra në Veriperëndim të Tiranës, saktësisht në Rrëshen./Telegrafi/