Tërmet tjetër në jug të vendit, banorët e Gjirokastrës në panik

Një tjetër tërmet ka goditur para pak momentesh jugun e vendit, por më shumë është ndjerë në qytetin e Gjirokastrës, ku banorët kanë dalë nga shtëpitë e tyre nga frika.

Lajme

16/10/2016 22:05

Mësohet se lëkundjet e sotme ishin më të lehta se ato të mbrëmjes së djeshme, ndërsa nuk raportohet për dëme material.

Lëkundjet e tokës nisën mbrëmjen e djeshme dhe vazhduan gjatë gjithë natës, epiqendra e të cilave ishte në qytetin e Janinës në Greqi.

Tërmeti i djeshëm ishte 5.4 ballë, ndërsa ai u ndje dhe në qytetet të tjera të Shqipërisë.