Tërmet prej 4.7 ballësh të Richterit në Shqipëri

Lëkundje tërmeti me fuqi prej 4.7 ballësh të shkallës Richter janë ndier sonte në disa qytete shqiptare,  Vorë, Durrës, Krujë, Lezhë, Shkodër, Pukë dhe Laç. 

Lajme

29/12/2014 22:23

Epiqendra mësohet të jetë në detin Adriatik, rreth 10 kilometra në thellësi.

Si raporton BW, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, në thellësinë 10 km. Paraprakisht nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.

Ky tërmet është ndier edhe në qytetin e Tetovës rreth orës 21 e 35 minuta.