Tërmet në Shqipëri, 5.0 shkalla e rihterit

Disa lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete në jugperëndim të Shqipërisë në orët e vona të natës, ku fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale, raporton Koha Jonë. 

Lajme

12/05/2014 11:54

Qendra sizmologjike bën të ditur, se epiqendra e tërmetit ishte 14 km nga Konispoli, ndërsa distanca nga Tirana ishte 173 km. 

Forca e tij, sipas burimeve të sipërcituara, ka qenë me magnitudë 5.0 ballë shkalla rihter dhe është ndjerë rreth orës 02:55 minuta pas mesnate. Ai është ndjerë në zonën jugperëndimore të vendit, Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Berat, por dhe në një pjesë të Greqisë.