Tërmet në Shkup, ndihet edhe në Kosovë

Mëngjesin e sotëm, në ora 6.57, qytetarët e Shkupit u shqetësuan nga një tërmet i cili u ndje fuqishëm në qytet

Lajme

11/09/2016 08:35

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 4.4 shkallë, në thellësi prej 5 kilometra dhe ka ndodhur rreth 7 kilometra në verilindje të Shkupit.

Tërmetin e kanë ndjerë fuqishëm edhe banorët e Tetovës si dhe fshatrat e Kosovës. Nuk ka të dhëna për dëme eventuale.