Tërmet në Gjilan e Preshevë

Tërmeti ka shkaktuar shqetësim te banorët e Gjilanit, por në këto momente të para nuk dihet nëse kjo dridhje ka shkaktuar pasoja, sikur që nuk dihet ku ka qenë epiqendra dhe cila ka qenë fuqia e tij.Raportohet se dridhja e tokës është ndier edhe në Preshevë.

Lajme

02/03/2014 19:41

E plotësuar, 21:05

Qendra Sizmologjike Euro Mediterane ka regjistruar tërmetin që u ndie edhe në Gjilan. Sipas kësaj Qendre, koha lokale e tërmetit ishte 20:17:52,  lokacioni 2 kilometra nga Sumulica, në rrethinën e Preshevës. Magnituda e tërmetit ishte 3.5 shkallë.

 

Banorët e Gjilanit kanë ndier sonte rreth orës 20:15 një dridhje të lehtë të tokës.

Tërmeti ka shkaktuar shqetësim te banorët e Gjilanit, por në këto momente të para nuk dihet nëse kjo dridhje ka shkaktuar pasoja, sikur që nuk dihet ku ka qenë epiqendra dhe cila ka qenë fuqia e tij.

Raportohet se dridhja e tokës është ndier edhe në rrethinën e Preshevës.

Rajoni i Gjilanit edhe në të kaluarën është goditur shpesh nga tërmeti, ndërsa ai i vitit 2002 kishte shkaktuar dëmet më të mëdha duke lënë prapa një të vdekur dhe shumë dëme materiale.