Tërmet i fuqishëm në Kil, aktivizohet edhe vullkani

Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballë të Richterit ka goditur sot qytetin kilian Cоncepcion, kurse njëkohësisht u aktivizua edhe vullkani Villarica, që ishte në një fazë qetësimi.

Bota

18/03/2015 23:14

Këtë territor para pesë vjetësh e ka goditur gjithashtu një tërmet i fuqishëm (8.8 ballë), i shoqëruar edhe me cunami, me ç’rast patën vdekur mbi 500 persona, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Televizioni kilian paraqiti pamje të njerëzve duke u evakuuar nga qyteti Concepcion dhe njoftoi për probleme më lidhje telefonike, por nuk u njoftua për viktima në njerëz.

Enti sizmologjik kilian e regjistroi tërmetin në orën 15 e 27 minuta sipas kohës lokale, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago.

Pos tërmetit, është aktivizuar edhe vullkani Villarica në ju të Kilit, i cili pati një erupsion në fillim të këtij muaji, kurse më pas u qetësua. Tash sërish ka filluar të hedhë në atmosferë gaz dhe hi, njoftuan autoritetet, transmeton agjencia Reuters.

Erupsionin i shkurtër më 3 mars detyroi mijëra njerëz të evakuohen nga territoret rreth vullkanit.

Vullkani do të mund të bëhej më aktivë gjatë orëve të ardhshme, me nxjerrjen e  lavës vullkanike, gjë që pritet të ndodhë gjatë natës, njoftoi Agjencia kombëtare gjeologjike.