Terim në presion, shkarkohet nëse nuk fiton kundër Kosovës

Turqia do të takohet sot me përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018 në stadiumin Antalya Arena.

Sport

12/11/2016 16:34

Kombëtarja turke ka vetëm dy pikë, përkatësisht një më shumë se përfaqësuesja kosovare pas tre ndeshjeve.

Kjo ka bërë që të shtohet presioni në drejtim të trajnerit Fatih Terim, i cili do të shkarkohet nëse nuk merr tre pikë kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.

Madje, edhe nëse fiton kundër ‘Dardanëve’, Terimi për të mbetur trajner i kombëtares do të duhet t[ fitojë edhe në tre ndeshjet e radhës, ku Turqia do të takohet me Finlandën (vendas), Kosovën (mysafir) dhe Ukrainën (mysafir).

Ndryshe, raportohet se tashmë 63-vjeçari ka arritur një para-kontratë me skuadrën e Galatasarayt, ku pritet të merr drejtimin e gjigantit pas largimit prej kombëtares së futbollit të Turqisë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.