Terim: Na pret ndeshje e vështirë kundër Kosovës

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim, ka thënë se skuadrën e tij e pret një përballje shumë e vështirë ndaj Kosovës.

Sport

10/06/2017 18:32

Terim e vlerëson lartë Kosovën, ndërsa cek edhe paraqitjen e mirë ndaj Islandës.

“Nga ndeshja e parë deri më tani, Kosova ka bërë përparim të madh. Në disa ndeshje nuk iu kanë dhënë edhe penallti. Luajtëm shumë mirë kundër Islandës, andaj na pret një ndeshje shumë e vështirë”, ka deklaruar Terim./Lajmi.net/