Terim ka një lajm të keq për tifozët e Kosovës

Fatih Terim ka thënë se Turqia kërkon vetëm fitoren në duelin ndaj Kosovës.

Sport

11/11/2016 13:24

Fatih Terim ka vetëm një synim për ndeshjen e ardhshme kundër Kosovës. Selektori i Turqisë ka theksuar se skuadra e tij kërkon pikë të plota nga ballafaqimi i së shtunës në Antalya.

“Për të marr pjesë në Kupën e Botës ne duhet t’i fillojmë të gjitha ndeshjet si vendas. Për këtë arsye parulla kundër Kosovës është: vetëm fitore. Duam që ky të jetë një fillim i ri për ekipin tonë”, ka deklaruar Terim për “Sabah”, përcjell “Lajmi.net”. Megjithatë, Terim ka treguar respekt për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Kundërshtari ynë edhe pse nuk ka përvojë ndërkombëtare, ka gjurmë të një tradite të vjetër futbolli. Ata po dalin në çdo ndeshje për ta prezantuar dhe përfaqësuar më së miri vendin e tyre”, ka theksuar ai.

“Për këtë arsye ekipi ynë do ta trajtojë seriozisht kundërshtaren dhe do ta japë më të mirën nga vetja. Besoj se tifozët që do të mbushin tribuna në Antalya do të jenë forca shtyse më e madhe e ekipit tonë”, ka theksuar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.