Terim befason me fjalët për Kosovën – Lajmi.net
Terim befason me fjalët për Kosovën
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 23:31, 11 June 2017
Fatih Terim ka përgëzuar edhe një herë Kosovën për lojën, por ata fituan 4:1, që sipas tij ishte fitore e merituar.

Fatih Terim ka vetëm lëvdata për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Ishte vështirë të luash ndaj Kosovës, sepse ishin skuadër agresive. Kolegu im Albert Bunjaku ka bërë një ekip të mirë, po luan mirë, luajti mirë edhe sonte, na bëri problem. Për secilin kundërshtar Kosova është rrezik i madh”, tha Terim për SuperSport Kosova, raporton Gazeta Olle.

“Ne patëm tetë goditje në portë dhe shënuam katër gola. Nuk mendoj që Kosova na lejoi të shënojmë lehtë, por bëmë lojë të mirë dhe shënuam”, shtoi ai.

I pyetur për humbjen e Kroacisë dhe rezultatet tjera të grupit ai shtoi:

“Jam i kënaqur që Islanda mundi Kroacinë, sepse kemi startuar me 8 pikë, dhe tani kemi dy më pak se lideri. Kjo e lë mundësinë për të dalë në krye. Ne do të luajmë me Kroacinë dhe Islandën në shtëpi”.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan