Tërhoqi me veturë mikun në karrocë, i ndalohet përkohësisht leja e vozitjes (Video)

Gjykata në Harrowgate të Anglisë, ia ka ndaluar Michael Wardit për 20 muaj lejen e vozitjes, sepse ai e kishte tërhequr me veturë mikun e tij që gjendej në karrocë invalidësh.

Fun

07/08/2017 00:14

Megjithëse kjo lojë e pazakontë është kryer pa ndonjë incident, mbi shoferin rëndon dënimi për ngasje në mënyrë të rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Pos ndalesës në vozitje, ai detyrohet të paguajë afro njëmijë euro gjobë, derisa miku tij u dënua me 200 euro.

Ky rast po shfrytëzohet nga forcat e rendit, që të tregohet se është e ndaluar kjo formë e ngasjes. /Telegrafi/