Tërhiqet shorti, kosovarët kundër serbëve

Skuadra e Kastriotit në hendboll do të luajë kundër serbëve të Radniçkit në kuadër të xhiros së dytë në Challenge Cup.

Sport

21/07/2015 12:23

Në xhiron e dytë të Challenge Cup në kuadër të EHF-së, skuadra kosovare e Kastriotit do të takohet me serbët e Radniçkit.

Kështu ka përcaktuar shorti i tërhequr sot në Vjenë.

Ballafaqimi i parë pritet të zhvillohet në Kosovë kurse ai i kthimit në Kragujevc.

Terminet e dueleve ende nuk janë caktuar. Fituesi i ballafaqimit në kuadër të xhiros së tretë do të ndeshet me skuadrën bullgare, Dobruda.