Tërhiqet Nikoliq, Aleksandar Vuçiq kandidat për president të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se nuk do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme

20/02/2017 18:19

“Me Vuçiq ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për vendin. Ne do ta ngrisim sa më lartë Serbinë. Aleksandar do të jetë kandidat për president”, ka thënë Nikoliq për ‘Kurir’, transmeton lajmi.net.

Në takimin e përbashkët është diskutuar për situatën politike dhe sigurinë në Serbi./Lajmi.net/