Tërhiqet Lekaj, Ardian Gjini, për kryetar të degës së AAK në Gjakovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar takim me strukturat e partisë së tij në Gjakovë.

Lajme

16/03/2015 17:54

Kandidat i degës së AAK-së në Gjakovë është vendosur të jetë Ardian Gjini. Ai do të ketë përkrahjen edhe të kryetarit aktual të kësaj dege, Pal Lekaj.

Gjatë këtij takimi me strukturat e partisë, Haradinaj i ka njoftuar bashkëpartiakët e tij për procesin e zgjedhjeve të brendshme të AAK-së dhe se kryetari aktual i degës në Gjakovë, Pal Lekaj nuk do të jetë kandidat i kësaj dege, transmeton Express.

ramush2

Kandidaturën për të parin e kësaj dege e ka bërë publike Ardian Gjini.

ramush1