Tërhiqet Chung, Federer në finalen e Australian Open

Roger Federer siguron finalen e Australian Open me vetëm një set të fituar ndaj koreanit Chung.

Sport

26/01/2018 12:26

Në fakt, kjo përballje gjysmëfinale nuk përfundoi, pasi kundërshtari i zvicëranit u tërhoq në setin e dytë për shkak të një dëmtimi.

37-vjeçari dominoi në setin e parë ndaj numrit 58 në botë, duke e mposhtur lehtësisht 6-1, ndërsa në setin e dytë udhëhiqte 5-2 kur Chung njëftoi tërheqjen përfundimtare për shkak të problemeve fizike. Federer do të përballet në finale me kroatit Marin Cilic, që një ditë më parë eliminoi britanikun Edmund.

Për Federer kjo është hera e shtatë në karrierë që do të luajë sfidën vendimtare për titullin në Australian Open dhe finalja e 30-të në karrierë në turnetë e Grand Slam-it.

Ndërkohë, të shtunën, më 27 Janar, do të luhet edhe finalja e femrave në turneun australian, që do të vendosë përballë danezen Caroline Wozniacki me rumunen Simona Halep. Dy tenistet u kualifikuan pas fitoreve respektive me Elise Mertens dhe Angelique Kerber.