Tërhiqen ndërkombëtarët: Nuk do të ketë më negociata

Ndërkombëtarët McAllister dhe Flecnestain janë tërhequr pas negociatave mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri.

Lajme

25/04/2017 22:54

Fleckenstein, Vlahutin dhe McAllister kanë darkuar së bashku dhe kanë marrë vendim që të mos ndërmjetësojnë më dialogun mes palëve.

Pas darkës, Fleckenstein u ka thënë gazetarëve se nuk do të ketë më negociata.

”Nuk do të ketë më negociata mes palëve”, – tha raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian.

McAllister u tha gazetarëve: “BE mbështet Shqipërinë dhe se politikanët shqiptarë po përballen me sfida të mëdha”, shkruan Lapsi