Tërheqet shorti, Kosova e Shqipëria i mësojnë grupet!

Ndeshjet e edicionit të radhës në Kampionatin Europian do të zhvillohen në Shqipëri në datat 23, 26 dhe 29 Tetor të vitit 2018.

Sport

06/12/2017 12:48

Përfaqësuesja e 17-vjeçarëve të Shqipërisë njeh rivalët për kualifikueset e Europianin e vitit 2019, që do të zhvillohet në Republikën e Irlandës. Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç u pozicionua në Grupin 8, ku do të ketë përballë Republikën Çeke, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

UEFA ia ka besuar sërish Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e raundit eliminator, pas turneut me sistem grumbullimi të zhvilluar gjatë këtij edicioni, ku kuqezinjtë e vegjël u përballën në kryeqytet me kundërshtarë të nivelit të lartë si Spanja, Kroacia, por edhe me Lihtenshtejnin, skuadër përballë së cilës 17-vjeçarët regjistruan fitoren e vetme të kualifikueseve me rezultatin 5-0.

Ndeshjet e edicionit të radhës në Kampionatin Europian do të zhvillohen në Shqipëri në datat 23, 26 dhe 29 Tetor të vitit 2018. Dy skuadrat e para në grupe kualifikohen në “Elite Round”, ndërsa atyre u shtohen edhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta. Në shortin në Nion u përcaktuan gjithashtu edhe kundërshtarët e përfaqësueses së 17-vjeçarëve të Kosovës, që do të luajnë në Grupin 5 përballë dy rivalëve të vështirë si Skocia dhe Zvicra, ndërsa një skuadër e nivelit më të ulët është Qipro.

Kualifikueset U-17 (Euro 2019)

Grupi 8

Republika Çeke

Norvegji

Azerbajxhan

Shqipëri

Grupi 5

Skoci

Zvicër

Qipro

Kosova