Ter Stegen vendos rekord historik te Barcelona

Marc-André ter Stegen ka vendosur sonte një rekord të madh me Barcelonën në La Liga.

Sport

20/01/2019 21:58

Marc-André ter Stegen është në portën e Barcelonës, gjersa ata po fitojnë aktualisht 1 me 0 ndaj Leganes.

Portieri gjerman ka arritur ta vendos një rekord historik, pasi ka bërë 100 paraqitje në fanellën e katalonasëve, përcjell lajmi.net.

Ter Stegen është bërë portieri i parë gjerman që e arrin këtë shifër, pasi askush më parë nuk e kishte bërë këtë.

Gjermani është njëri ndër top portierët aktualisht në botë, e që shifra e 100 ndeshjeve e tregon më së miri formën e tij te Barcelona. /Lajmi.net/