Ter-Stegen kërcënon Bravon

Marc-Andre Ter Stegen thotë se nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit dhe synon ta zë vendin e Claudio Bravos si titullar në portën e Barcelonës edhe në kuadër të La Ligës.

Sport

23/01/2015 13:45

Marc-Andre Ter Stegen ka pranuar se është i pakënaqur me rolin e rezervistit dhe synon të bëhet titullar në portën e Barcelonës.

Reprezentuesi gjerman iu bashkua gjigantit katalan nga Borussia Monchengladbach në maj 2014.

Por, Luis Enrique deri më tani gjatë ndeshjeve të La Ligës ka preferuar për titullar përforcimin tjetër, Claudio Bravo.

Megjithatë, Ter Stegen është optimist se do të dalë para kilianit, në vazhdim të sezonit.

“Jam i lumtur me përkrahjen e tifozëve dhe me punën me bashkëlojtarët. Por, nuk jam i kënaqur me rolin tim. Trajneri më ka aktivizuar në Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey, por dua të luaj edhe në La Ligë. Nuk do të jetë e lehtë, Bravo është duke u paraqitur mirë”, u shpreh ai.