Ter Stegen i Barcelonës

Barcelona ka arritur marrëveshje me Borussia Monchengladbachun për transferimin e portierit Marc-Andre ter Stegen për 9-12 milionë euro si dhe dy ndeshje miqësore, ka njoftuar Goal.com. Gjiganti katalan ishte në treg në kërkim të një portieri të ri pas largimit të paralajmëruar të Victor Valdesit në fund të këtij sezoni. Dhe, tani e kanë gjetur…

Sport

07/03/2014 08:18

Barcelona ka arritur marrëveshje me Borussia Monchengladbachun për transferimin e portierit Marc-Andre ter Stegen për 9-12 milionë euro si dhe dy ndeshje miqësore, ka njoftuar Goal.com.

Gjiganti katalan ishte në treg në kërkim të një portieri të ri pas largimit të paralajmëruar të Victor Valdesit në fund të këtij sezoni.

Dhe, tani e kanë gjetur gardianin e ri, Ter Stegen. Reprezentuesi gjerman do të nënshkruajë me Barcelonën deri në verën e vitit 2019.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka udhëtuar disa herë në Gjermani në muajt e fundit për ta ndjekur Ter Stegenin në paraqitjet e tij për Monchengladbachun dhe 21-vjeçari e ka bindur ish portierin se është i duhuri për kampionin e La Ligës.

Barcelona do të zyrtarizojë transferimin e Ter Stegen pasi Valdes të njoftoj për destinacionin e tij të radhës, ose pas përfundimit të La Ligës në mënyrë matematike.