Ter Stegen drejt Premierligës

Përforcimi i ri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit në drejtim të Manchester Unitedit në Premierligë.

Sport

28/11/2014 22:16

Aventura e portierit Marc-Andre Ter Stegen me fanellën e Barcelonës, mund të jetë shumë pranë përfundimit.

Gjermani, i aktivizuar fare pak gjatë këtij sezoni nga trajneri Luis Enrique, i cili preferon si titullar kilianin Claudio Bravo – sipas portalit britanik “Daily Express” – mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, në drejtim të Manchester Unitedit.

“Red Devils” janë në kërkim të një portieri në rast të largimit të David de Geas, i cili gjithnjë e më shumë përmendet si objektiv i Real Madridit, për pasardhës afatgjatë të kapitenit, Iker Casillas.

Ter Stegen iu bashkua Barcelonës, gjatë afatit kalimtar të verës nga Borussia Monchengladbach.