Ter Stegen-Bravo, këtë nuk e ka pritur askush

Gjatë merkatos së verës Barcelona ishte në një dilemë të madhe për të vendosur cilin prej portierëve do të mbante në skuadër, gjermanin Marc-Andre ter Stegen apo Claudio Bravo.

Sport

16/01/2017 14:44

Vendimi i katalanasve për të shitur Claudio Bravon te Manchester City pa dyshim ishte zgjedhja më e mirë e drejtuesve të Barcelonës.

Këtë e konfirmojnë statistikat e dy portierëve të cilat janë publikuar ditën e sotme nga e përditshmja katalanase “Mundo Deportiovo”.

Claudio Bravo te Manchester City
– Ndeshjet e luajtura: 22
– Golat e pësuar: 28
– Ka mbajtur portat pa pësuar gol: 5 herë
– Pritje: 26 (PL) + 7 (UCL)
– Pasime të sakta: 322 (PL) + 71 (UCL)

Andre ter Stegen FC Barcelona
– Ndeshjet e luajtura: 22
– Golat e pësuar: 19
– Ka mbajtur portën pa pësuar gol: 10 ndeshje
– Pritje: 32 (League) + 9 (UCL)
– Pasime të sakta: 323 (League) + 104 (UCL)

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6