Teqeja ku luten shqiptarë e grekë

Feja nuk është lidhja më e fortë e dy popujve fqinjë si shqiptarët e grekët, por ekziston një vend ku ata luten bashkarisht.

Lajme

13/01/2018 22:54

Bëhet fjalë për Teqen e Sulltan Durbalit, e vendosur në Farsala të Greqisë, ku çdo 1 maj shqiptarëve bektashinj, të mbërritur në Greqi kryesisht në vitet ’90 u bashkohen edhe të krishterë grekë, transmeton tch.

Pikërisht ky vend ka qenë objektiv i dokumentarit të shkurtër prej 7 minutash të Manoël Pénicaud, ku flasin besimtarë të shumtë e tregohet sesi kjo teqe konsiderohet një vend i shenjtë edhe nga grekët.