Tepricën e qumështit nga gjiri, ngrijeni në frigorifer!

Fillimi i ushqimit të foshnjës me gji për shumicën e femrave është më traumatizues sesa lindja, posaçërisht nëse bebja refuzon të thithë, qan nga uria, nuk mund të thithë…

Fun

30/09/2016 08:50

Kur të vendoset ritmi, çdo gjë shkon lehtë, andaj edhe ushqimi bëhet i lehtë edhe për nënën edhe për foshnjën e saj, transmeton Telegrafi.

Pas disa muajve shumica e bebeve arrijnë që, duke thithur, të zbrazin të dy sisët, por ndodh që prodhimi i qumështit të jetë tepër i madh në raport me nevojat e bebes.

Në atë rast nënave u rekomandohet që që tepricën e qumështit ta fusin në frigorifer me ngrirje të thellë, sepse do të jetë i mirëseardhur nëse detyrohen të qëndrojnë jashtë shtëpisë për kohë më të gjatë për shkak të punës në zyrë, obligimeve familjare, kthimit të parakohshëm në punë, marrjes së barnave për një kohë të gjatë, të cilat mund të dëmtojnë beben, apo për shkak të intervenimeve të papritura mjekësore.

Nëse shkuarja në kontroll mjekësor mund të planifikohet më herët, si edhe në rastin e intervenimeve kirurgjikale, nëna duhet të mbledhë sa më shumë qumësht, në mënyrë që gjatë kohës së terapisë bebja të mund të ushqehet me të.

Qumështi në shishe të sterilizuara për racione të veçanta mund të ruhet në frigorifer me ngrirje të thellë deri në tre muaj.

photo 2

Para përdorimit ngrohet në një enë me ujë të ngrohtë në temperaturë prej rreth 37 gradësh.

Qumështi i shkrirë i nënës nuk bën sërish të futet në frigorifer për t’u ngrirë, por mund të ruhet në frigorifer të zakonshëm edhe për 48 orë.

Qumështin i cili ka mbetur në shishe pas racionit duhet hedhur poshtë menjëherë!

Qumështi ka reaksion bazik, duke u zier nuk koagulohet. Përbërja e qumështit të gjirit përmban rreth 87-88% ujë, 1,5-2% proteina (kazeinë dhe albuminë), 3,5-4% dhjamra, 6,6-7. 5% sheqer dhe 0,18-0,2% kripëra.