Tepelenë, arrestohet 62 vjeçari, kishte 138 kg kanabis në bidona plastikë

Policia e Tepelenës ka sekuestruar një sasi prej 138 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë një 62-vjeçar.

Lajme

15/01/2018 15:13

Sipas policisë lënda narkotike u gjet pas kontrollit që u bë në banesën e shtetasit Demo Zana, 62 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Droga ishte e fshehur në disa bidona plastik.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve  narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.